Konsumoi detergjent, përfundon në spital 48-vjeçari në Sarandë

Një 48-vjeçar, ka përfunduar në spital, pasi cili dyshohet se ka konsumuar detergjent.

Policia bën me dije se ditën e sotme, në spitalin rajonal Sarandë, ka shkuar për ndihmë mjekësore A. Ll , banues në Delvinë, i cili dyshohet se ka konsumuar detergjent.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.