Gjiknuri: Është bast politik i vet kryeministrit Rama ky mandat i tretë

Drejtuesi politik Partisë Socialiste për Vlorën, Damian Gjiknuri zhvilloi takimin elektoral të radhës me banorët e lagjes 11 janari.  

Duke iu referuar investimeve ne këtë zone ai tha se qeveria do të vijojë  projektet për infrastrukturoren për zonat rurale nëse do i besohet mandate i tretë.

“Është bast politik i vet Kryeministrit Rama ky mandat i tretë, në veçanti për Vlorën, ku vet Kryeministri ka investuar si kurrë më parë. Duam mandatin e tretë. Pse? Duam që gjithë këto projekte të mira të nisura për Vlorën t'i çojmë deri në fund. Këto projekte që janë nisur do të ndalen nëse në pushtet do të vijë krahu tjetër. Ju e keni parë që kur ka qenë krahu tjetër në pushtete, përpara vitit 2013 Vlora ka qenë tërësisht e braktisur," tha ai.

Gjiknuri hodhi poshtë akuzat e demokratëve për regres të vendit duke thënë se PS është e vetmja alternativë që ka në fokus zhvillimin e mëtejshëm.

"Nuk kanë çfarë t'i ofrojnë më Vlorës, për të mos thënë që Lul Basha e të tjerë nuk e kanë në llogari fare Vlorën. Vota për PS-në është votë për Vlorën, për të vazhduar investimet në Vlorë," tha Gjiknuri.