Rama zbulon sms e Albin Kurtit: Më falenderoi, më kërkon t'i vaksinoj mjekët

Njihen marrëdhëniet e ngrira mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Por ky i fundit është shprehur se me homologun e tij do të kishte marrëdhënie të mira institucionale.

Kryeminstri Edi Rama në një takim elektoral në Rrogozhinë zbuloi se Albin Kurti i ka përcjellë një mesazh falenderues duke kërkuar gjithashtu të ndihmojë për vaksinimin e mësuesve.

"Albin Kurti më falenderoi e më tha meqë ata morën dhe po vaksinojnë mjekët do të donim të vaksinojmë mësuesit. Patjetër do të japim atë që duhet dhe mundemi të vaksinojmë mësuesit e Kosovës."