Pas 2 vitesh zbardhet atentati me minë me telekomandë ndaj Artion Bylykut

Policia e Tiranës zbardh atentatin e mbetur në tentativë ndaj Artion Bylykut.

Atentati ndodhi më 18 tetor 2019 dhe Bylyku u tentua të vritej me eksploziv të telekomanduar

Po gjatë operacionit u bë lokalizimi dhe kapja 3 personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër ndalimi, konkretisht:

Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sokol Gjura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë. Këta akuzohen për atentatin e mbetur në tentativë të Artion Bylyku, ngjarje e ndodhur më 18 tetor 2019

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta persona, së bashku dhe me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi A. B” deklaroi sot drejtori i policisë Rebani Jaupaj.

Nga kontrolli i banesës së Sokol Gjurës, i shpallur në kërkim janë gjetur dhe sekuestruar radio si ato të policisë dhe të ushtrisë, një optikë termike speciale për snajper, ndërsa në magazinën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 20 makineta të reja të lojërave të fatit, 6 tavolina ruleti, një automjet i blinduar, si dhe automjeti i përdorur nga autorët në vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Artion Bylyku.

Ngjarja e 2019: Atentat apo paralajmërim me tritol? Shpërthim në makinën me targa gjermane



Ndërsa në banesën e shtetasit Paris Prenga janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në banesën e shtetasit Flor Abazi janë gjetur një sasi municioni për armë zjarri, 2 qese me lendë narkotike kokainë dhe një automjet i blinduar.