Video e bazave me arsenal ushtarak: Snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë

 Policia publikon pamjet e operacionit ku janë zbuluar 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.  

Vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Drejtori i policisë, Rebani Jaupaj doli në një njoftim për shtyp për të prezantuar detajet e operacionit "Kompleks"