Soreca thirrje të rinjëve: Nuk ka rëndësi për kë por votoni. Është përgjegjësi që ju e keni

24 ditë nga zgjedhjet e e 25 prillit, ambasadori i Bashkimit europian Luigi Soreca,  i ka bërë apel të rinjëve që të votojnë masivisht. Ai tha se vetëm se vota nuk është vetëm një e drejtë por një detyrim, në mënyrë që të  rinjtë të bëjnë diferencë.

"Unë ftoj të rinjtë të dalin dhe të votojnë, pasi kjo është edhe një përgjegjësi, përveçse një e drejtë. Hidhni votën në kutinë e votimit, se vetëm kështu do të bëni diferencën. Mos e shpenzoni kot këtë të drejte që ju keni. “Ti vendos"- tha ai.

Soreca, shmangu pyetjen sa i përket feneomenit të shitblerjes së votës dhe rolin që duhet të kenë partitë por dhe drejtësia për ta  luftuar fenomenin, duke u fokusuar tejk rëndësia që ka 25 prilli

"Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, por edhe më të rëndësishme janë këto zgjedhje për ju që rrini në Shqipëri."- tha ai.

Deklarat e amabasadorit të bashkimit europian erdhen nga univeristeti bujqesore, i cili pa nga afër disa laboratorë të financuar nga be në kaudër të projekteve të Erasmus +. Ambasadori tha se për vitin  2021-2027, buxheti per ketë program është thuajse dyfishuar,  duke arritur shifrën e  26 miliardë euro.

https://youtu.be/qAzPjip6T4E