Përplasën makinën e policisë dhe hodhën kanabisin në rrugë, burg pa afat për 2 të rinjtë
Gjykata e Beratit ka lënë në qeli dy të rinjtë përplasën duke e nxjerrë jashtë rruge një makinë policie që u ishte vënë në ndjekje pasi dyshoheshin se kishin lëndë narkotike në makinë.
Togat e zeza caktuan masën e sigurisë për Elsjon Myzyri,21-vjeç dhe Xhuljano Mollaj,27-vjeç, ndërsa një tjetër i ri i përfshirë mbetet në kërkim për ngjarje e shënuar të martën.
Policia kishte marrë informacion se të rinjtë transportonin lëndë narkotike ndaj u ka bërë pritë për t'i arrestuar në aksin Poliçan Berat.
Ata nuk iu bindën urdhrit duke goditur makinë e policisë, ndërsa gjatë arratise hodhën lëndën narkotike nga mjeti, por disa orë më pas përfunduan në pranga.
Lexo edhe: Përplasën makinën e policisë dhe hodhën kanabisin në rrugë, arrestohen të rinjtë në Berat
Ndërkohë gjykata e Fierit vendosi të mbajë në qeli 59 vjeçarin Mbarim Xhemali, i vënë në pranga pasi kishte ngritur një lokal për prostitucion!
Në kuadër të operacionit Premtimi, policia procedoi në gjendje të lirë dy gra, 33 e 55 vjeçe të cilat do të hetohen në gjendje të lirë.
Por 59 vjeçari para togave te zeza ka mohuar akuzat, duke deklaruar se veprimtaria e tij nuk ishte shfrytëzim prostitucioni.
Mbarim Xhemali, sipas policisë së Fierit është person me precedentë penalë pasi më herët ka qenë i dënuar për rrëmbim personi.