I njëjti skenar/ Kamioni me drogë nga Ekuadori ishte ndalur në Turqi, si ra në prangat e policisë babai i Arbër Çekajt
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sekuestrimin e 49 kg kokainë në portin e Durrësit, ku në pranga ka rënë Selim Çekaj.
Dyshohet se droga e cila është nisur nga Ekuadori, fillimisht ka mbërritur në portin Mërsin të Turqisë e më pas ka mbërritur në portin e Durrësit, ku dhe është kapur nga autoritetet.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se Çekaj, fillimisht nuk ka pranuar që ta hapë kamionin, i cili pasi është futur në skenar ka dalë me pullë të kuqe.
Çekaj ka mohuar se është i përfshirë në trafikun e drogës, duke thënë se është tregtar frutash dhe mban përgjegjësi vetëm për bananet.
Mësohet se policia kishte vënë nën vëzhgim që prej një muaji kontenierin, ndërkohë që ditën e sotme ka bërë të mundur dhe finalizimin e operacionit.
Ora News, ka mësuar se Çekaj, ka përdorur skenarin e njëjtë me të birin, Arbër Çekaj i arrestuar dhe dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane.
Prezent në finalizimin e këtij operacioni ishte dhe Drejtori i Policisë, Ardi Veliu.