"E kemi lakun në fyt", Basha takime me qytetarët në Tiranë: Biznesi i vogël në qendër të prioriteteve tona
Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me banorë dhe biznese në njësinë nr.2. në Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimit me bizneset e kësaj zone ai u shpreh se rimëkëmbja e biznesit të vogël është prioriteti kryesor në programin ekonomik të PD-së.
Basha foli dhe për problemin e pronave, duke u zotuar që do tu japë atë që iu është mohuar padrejtësisht në këto 30 vite.
Kryetari i demokratëve ftoi qytetarët të mbështesnin programin ekonomik të PD-së në 25 prill, pas sipas tij është e vetmja alternativë që synon progresin e vendit.
Pjesë nga biseda
Lulzim Basha: Më mirë do të jemi. Më 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë. Fitore të përbashkët.
Qyetari: Jemi krenar që kemi një lider të tillë.
Lulzim Basha: Do ju shërbej nga mëngjesi në darkë.
Qyetari: Të njoh që të vogël. Me numër 58 je regjistruar për herë të parë në PD.
Lulzim Basha: Nxirrni gjithë komshinjtë, miqtë e familjarët. Do jemi të gjithë bashkë si një familje. Siç po vjen kjo pranverë do të vijë dhe fitorja. Era e ndryshimit po fryn kyudo. Biznesi i vogël në qendër të prioriteteve tona.
Qyetarja: Merre njëherë në dorë këtë vend
Qyetari: Shyqyr o vllai, se vetëm komunista na kanë ardhur. E kemi lakun në fyt. Votën e ke marrë gjithmonë, të shohim zgjidhjen. Mos ngelet tek fjalët.
Lulzim Basha: Ne vijmë me plane, me ekspertë. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Vështirësitë kryesore jua dimë. çmimi i energjisë në stratosferë. Nafta po. Kur të ndihmojmë sipërmarrësin do ju ndihmojmë dhe ju të punësuarit.
Qyetari: Me Edi Ramën i kemi të gjitha të zezat.
Lulzim Basha: Ai do humbë, Shqipëria do të fitojë. Më 25 prill do ja shohim hajrin. Po vjen pranvera, mos harroni numrin 9, për ndryshimin për gjithë Shqipërinë.