Pedagogët e Shkodrës e presin me këmbë të para, Rama: Qenkeni përgatit mirë
Pedagogët e Universitetit të Shkodrës, janë bërë bashkë për t'ia thënë në tavolinë problematikat me të cilat përballen.
Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë Kryeministri me pedagogët, këto të fundit i kanë kërkuar Ramës, të mbështesë kërkimin shkencor.
"Çështja e mesatares është një nga problemet në Universitenin tonë. Nuk ka tituj e grada shkencore, nuk ke ça kërkon. Duhet 7 vjet për t'u bërë mësues. Nuk na hapet një baçelor në teknologji ushqimi, biznesi ka nevojë për një teknolog. Pse mos të na krijohet mundësia për shkolla prefesionale. Burokratizimi është i nivelit që pengon insiativën.
Gjërat duhet të bëhen me efiçente, kemi vështirësi në çuarjen përpara të inciativës, për një shkresë nuk mund të vazhdojmë përpara që të kemi mundësi dhe për jashtë, në Universitete të tjera. Universiteti ka mundësi sot të përfitojë të ardhura nga shërbimi i palëve të treta. Kemi laborator special, po unë nuk mundem të punoj me laboratorin në Universitet, na pengon ligji. "- janë shprehur pedagogët.
Rama: Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ajo që më bën përshtypje është se lidhja e rektorëve është direkt me ministrin. Rektori është numri 1 dhe është dhe rimëkëmbësi i qeverisë aty, flas për aspektin e zbatimit të ligjit. Ka disa çështje që janë bërë themelore, me ligjin për arsimin e lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin për autonominë por nuk mjafto që ta shkruash pasi zbatimi është një tjetër sfidë. Autonomi në rastin e universitetit kuptohet si liri por jo si përgjegjësi, por ato janë bashkë dhe vetëm në një mënyrë të tillë mund të funksionojë. Ajo që na shqetëson ne është se është e domosdoshme që gjërat këtu duhet të shkojnë drejt vënies në shfrytëzim të autonomisë.
....
Rama: Qenkeni përgatitur mirë, por do vijmë sërish.