Gjendet predha luftarake në Lezhë

Një predhë luftarake është gjetur gjatë gërmimeve në kuadër të programit të rindërtimit në Bulevardin "Gjergj Fishta" afër varrezave të Dëshmorëve në Lezhë.

Predha është konstatuar nga punonjësit e firmës dhe menjëherë janë ndërprerë punimet në atë zonë.

Vendi është rrethuar nga policia, e cila po kryen veprimet.

Ende nuk dihet se çfarë periudhe mund t'i përkasë kjo predhë.