Identifikohet autori, ish-burri i shitëses grabiti argjendarinë në Gjirokastër
Policia ka identifikuar në kohë rekord autorët e grabitjes së argjendarisë në Gjirokastër, pasditen e së mërkurës.
Siç mund të shihet edhe nga videoja e siguruar nga Ora News, ora shënon 18:01 minuta, kur dy persona të maskuar me maska anti-covid, dhe syze ndërsa njëri nga ta ka edhe kapele, futen në argjendari, në banakun e së cilës qëndron një shitëse.
Lexo edhe: Maskat grabisin nën kërcënimin e armëve argjendarinë në qendër të Gjirokastrës
Detaji që solli në zbulimin e autorëve nuk ka qenë thjesht fakti i amatorizmit në maskim, por sepse personi që nxjerr armën dhe bisedon me shitësen është ish-bashkëshorti i saj, i identifikuar si Armando Mevlani.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në 3 minuta dhe në video dallohet shitësja që shtanget kur sheh ish-bashkëshortin e saj që nxjerr një armë nga rrobat.
Policia ka shpallur në kërkim Mevlanin, ndërsa autori i dytë nuk është identifikuar ende.