S'punon skaneri në Kakavijë, 6 orë në pritje, radhë kilometrike makinash të tonazhit të rëndë

Radhë e kaos u krijua u doganën e Kakavijës ku dhjetra kamionë kanë mbetur të bllokuar në tokën shqiptare. Shkak mësohet se është bërë një difekt në sistemin e skanerit ku duhet të kalojnë të gjithë transportuesit.

Dhjetëra kamionë mbeten të bllokuar në tokën shqiptare për shkak të një problemi me sistemin e skanerit. Radha shkoi në disa kilometra e pritja në kufi me orë të tëra.

"Kemi 6 orë që po presim. Është prishur skaneri thonë."- tha një qytetar.

Kakavija është vetmja pikë kufitare nga ky bëhet lëvizja tokësore mes Shqipërisë e Greqisë nga ora 07 deri në 19 00. Ndaj fluksi lëvizjes së transportuesve të mallrave është i lartë

"Po nuk u hap Kapshtica, kështu do jetë. Nuk e dimë, kemi që dje në darkë që presim këtu"- thotë një qytetar

Sipas një vendimi të autoriteteve greke deri me datën 5 prill, të gjitha pikat kufitare tokësore do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa ngaKakavija kalojnë vetëm 400 këmbësorë në ditë.

https://youtu.be/aCrE21lraFk