Nuk u përgjigjej fqinjëve, e moshuara e sëmurë nxirret me shkallët e zjarrfikëses nga banesa

Shërbimi zjarrfikës ndërhyri mbrëmjen e sotme për të nxjerrë  një të moshuar nga banesa e saj.

E moshuara, banore e lagjes 4 në Durrës, nuk u ishte përgjigjur fqinjëve dhe ata të shqetësuar për të kanë njoftuar policinë.

Zjarrfikësia përdori shkallët për të hyrë në dritaren e apartamentit të saj në katin e katër të një pallati, pranë atij që njihet si pallati i VIP-ave.

Zjarrfikësit e kanë gjetur në dysheme të moshuarën,  të sëmurë,ndaj kanë thirrur autoambulancën e cila ka mbërritur në vendngjarje.