Rama, shkodranëve: Po votuat PD do të merrni tramvajin e Tiranës
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PS-në, pasi sipas tij në të kundërt do të marrin “tramvajin e Tiranës”.
Rama zgjodhi jo pa qëllim këtë premtim të pambajtur të Bashës kur ishte kryebashkiak, për tu thënë shkodranëve se me votën për PD nuk do të shohin asnjë investim në kryeqendrën e veriut.
Rama: Një gjë është e sigurt se po votuat këta do merrni tramvajin e Tiranës. Nëse nuk vjen tramvaji s’të jep njeri llogari. Ka një defekt teknik dhe do vijë nesër. Ka një rëndësi të madhe që ne ta fitojmë këtë histori me këtë luftë të madhe. Vaksinimi na jep përparësi por duhet ta çojmë deri në fund. Por kush do ta çojë në fund. Si ndodhi që Shqipëria është vendi i dytë që siguroi vaksinat në rajon. Ishte këmbëngulja, durimi dhe puna ditë natë. Kujtoni se po erdhën këta do vazhdojë një lloj? Jo këta nuk dinë. Ka 30 vjet që drejtojnë Shkodrën. Më çoni në një vend që kanë ndërtuar një shkollë një qendër shëndetësore një spital. Asgjë. Këta nuk dinë. Është mbledh paaftësia dhe indiferenca. Ata dinë dy gishtat dhe Rama ik. Ata e dinë se nuk fitojnë do të, dhe thonë Rama ik. Po ku të iki? Ku? Dhe pse? Për çfarë arsye? Se doni ju ? Doni të përsëritni?
Rama u kujdes të nënvizonte se me apo pa votën e shkodranëve, PS do ta fitojë ndeshjen e 25 prillit, por ata do të vulosin të ardhmen e tyre në një qytet që siç tha ai i ka mbetur ora.