Hoxha: Hartimi i listave lëvizje e zgjuar nga Rama, ka plasur lufta e ujqërve në PS

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Poli hoxha u shpreh se hartimi i listave të PS-së ka qenë një zgjidhje e zgjuar dhe se ka plasur një luftë mes atyre që i quan si ujqër në këtë parti.

Hoxha: Ka plasur lufta e ujqërve në PS. Hartimi i listave lëvizje e zgjuar nga Rama. Rama u tha “mamuthëve” ju do rrini te gardhi. Te zona e mbijetesës ose do shkrish dhjamin tënd ose do hash brenda llojit. Nën rrogoz kandidatët thonë më voto mua, në djall numri PD. Rama është i ndërgjegjshëm për këtë që po ndodh.