Nesturi: Ka tension brenda opozitës. Hoxha: Shoh një lloj frustrimi

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Plator Nusturi u shpreh se midis aleatëve ka filluar të ndihet pakënaqësi brenda PD-së në listën e përbashkët.

Ndërsa sipas analistit Poli Hoxha lista e PD është e vetmja që ka futur nga jashtë në vende të sigurta të paktën 6 kandidatë.

Nesturi: Midis aleatëve ka filluar të ndihet pakënaqësi brenda PD në listën e përbashkët. Ka tension. Përveç PD dhe Partisë Republikane të Mediut nuk ka hapësirë për partitë e tjera. Në deklaratat Idrizit dukej një lloj nervozizmi.

Hoxha: Shoh një lloj frustrimi. Lista e PD është e vetmja që ka futur nga jashtë në vende të sigurta të paktën 6 kandidatë. Janë futur për shkak se ishin qëndrestarë. Por kanë ngelur shumë larg dhe jashtë emra të tjerë, si Ivi Kaso.