Basha: Rama nuk është shqetësuar nga shpopullimi i vendit, i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm

Kryetari i PD-së, Basha e ka filluar muajin me dështimin e radhës të qeverisë Rama, sipas tij.

Në postimin e Bashës shkruhet se Rama nuk është i shqetësuar për shpopullimin e vendit, madje ai i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popuj të tjerë.

"A është shqetësuar Edi Rama për shpopullimin që po pëson Shqipëria?"

"Përgjigjja është jo. Largimi masiv i shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij nuk e shqetëson Ramën, madje  ai i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popuj të tjerë," ka shkruar Basha në Instastory.

Kryeministri Rama gjatë ditës së djeshme ndaloi për një vizitë në fasonerinë e familjes Shtjefni në Shkodër.

Lexo edhe: Pronari i fasonerisë porosit 300 punëtorë në Bangladesh, Rama: Sa të mësojnë shqip ndërroji se u hyn krimbi, jo demokracia e liria

Pronari i saj u ankua për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe tha se do të marrë në Bangladesh 300 punëtorë kundrejt një page mujore 400 dollarë.

Kryeministri Rama u shpreh se të huajt e bëjnë punën shumë herë më mirë dhe pa llafe.