Rama reagon për denoncimin e Berishës: Gogoli dixhital i Lalëzit përhap panik se vaksinat janë vdekjeprurëse!

Kryeministri Rama akuzoi nga Shkodra paraardhësin e tij Sali Berisha se po bën propagandë kundër vaksinave kineze, duke përhapur panik se janë vdekjeprurëse.

Shefi i socialistëve tha se e gjithë Turqia po vaksinohet me këto lloj vaksine që po përdoret për të moshuarit tanë.

Rama: Gogoli digjital i Lalëzit bën propagandë për të futur panik për vaksinat që qenkan vdekjeprurëse që Kina na ka çuar letër që do vdesin njerëz, që mos ti përdorim për të moshuarit. Një pisllëk nga fillim deri në fund. Kina ka filluar të vaksinojë edhe më të moshuarit, por ka një proces vaksinimi. Gjithë Turqia vaksinohet me të gjithë këto vaksina që po bëjnë të moshuarit tanë. Si mundet këtyre njerëzve që tu lesh gjë në dorë qeverisjen e vendit.

Një ditë më parë ish-kryeministri Berisha publikoi denoncimin e një mjeku shqiptar në Pekin, sipas të cilit vaksina kineze e cila po përdoret për vaksinim masiv në Shqipëri, aplikohet vetëm për moshën deri në 59 vjec, ndërkohë që në Shqipëri po aplikohet tek të moshuarit mbi 70 vjec.

Veç kësaj Berisha tha se afati mes dorës së parë dhe dozës së dytë duhet të jetë 21 ditë.

Berisha: Breaking News!Abuzim dhe mashtrim rrezikshem i Xhahilit te Surrelit dhe Ndrikull Hajnise me vaksinen kineze.Protokolli i RP Kines percakton:-vaksina u injektohet vetem moshave 18 deri 59 vjeç.-Afati kohor midis dozes se pare dhe asaj te dyte duhet te jete 21 dite.Ne RPK vaksina eshte e ndaluar per pensionistet.Xhahili i Surrelit ka fshehur daten e skadences te vaksinave qe po perdoren ne Shqiperi.

Mjeku dixhital nga RP e Kines informon. sbPershendetje prof. Dr Berisha. Jame mjek ne nje spital te Pekinit .desha te ju informoj lidhur me vaksinen Kineze eshte e percaktuar protokolli strikt nga prodhuesi kinez:Vaksinohen vetem mosha 18 deri me 59 vjec,si dhe distanca kohore midis injektimit te pare me te dyten eshte 21 dite! Jashte ketij afati vaksinimi eshte pa rezultat.

Distributori turke nuk mundet te percaktojn protokollin e vaksines? 240 miljon pecionista ne Kine nuk kane filluar vaksinim sepse nuk lejohet perdorimi i kesaj vaksine tek pensionistet.Qeveria shqiptare nuk ka bere publike daten e skadimit te sasise se blere tek distributori turk i kesaj vaksine.une po ju dergoj dhe nje kopje te protokollit kinez te perdorimit te vaksines.Ju uroj shendet e cdo te mire.