Muhedini: Do të isha deputet në 2005, por nuk pranova, sot si parti çame jemi përçarë

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati për deputet me PS-në, Tahir Muhedini u shpreh se do të ishte deputet që në 2005, por nuk pranoi kërkesën e Sali Berishës.

Tahir Muhedini: Genocidi në Çamëri ndaj njerëzve të pafajshëm. Nuk kishin të bënin me kriminelë. Vendimi i shtetit grek ishte që popullsia myslimane të ekzekutohej. Në vitin 1943 është abuzuar nga shteti grek, nga institucionet ndërkombëtare sikur çamët janë bërë sebep që janë vrarë 49 ortodoksë grekë.

Do isha deputet që në 2005, por nuk pranova kërkesën e Sali Berishës. Pa koalicion ishim të humbur, në 2009 bëmë koalicion me PD. Sa u bëmë parti parlamentare u përçamë. Për Çamërinë janë të gjithë bashkë. Kjo që ndodhi me ne nuk duhet të ndodhte.