Votimi me emra, Celibashi rrëzon PS dhe PD për fletën e votimit të 25 prillit
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar më në fund fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Një ditë pasi Komisioni Rregullator e cilësoi veten jo kompetent, Ilirjan Celibashi ka miratuar modelin e fletës e cila përmban emrin e partisë, logon dhe numrin, si dhe listën e kandidatëve sipas qarkut. Varianti nuk merr parasysh kërkesat e PS ndërkohë që PD ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin.
Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë me emrat e plotë të listës së kandidatëve.
Vendimi për miratimin e saj u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili rrëzoi të enjten propozimin e Partisë Socialiste që kërkonte vetëm vendosjen e numrit të kandidatëve në fletë dhe jo emrat e tyre.
Komisioneri Shtetëror, Ilirian Celibashi, tregoi pamjen që do të ketë fleta e votimit, e cila do të përmbajë emrin dhe logon e partisë, ndërsa poshtë këtyre elementëve do të renditen kandidatët me numra dhe emra.
Edhe pse vendimi i KQZ hyn në fuqi menjëherë, partive politike u lind e drejta që t`i drejtohen Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Celibashi: Fleta e votimit do të jetë e përshtatur sipas numrit të kandidatëve, madhësisë së fondit dhe siglizimet e logove.Për çdo qark mënyra e të shkruarit, fondi dhe karakteristika teknike të shkrimit do të varen nga numri i kandidatëve për çdo qark.Vendimi hyn në fuqi menjëherë kundër tij mund të bëhet ankim në KAS brenda tre ditëve.
PD do të kallëzojë penalisht 60 kryebashkiakët socialistë, ja arsyeja
Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, jashtë rendit të ditës, ngriti shqetësimin për mospërcaktimin nga ana e bashkive të vendodhjeve për materialet propagandistike të të gjitha subjekteve zgjedhore për të bërë fushatë.
Teksa kërkoi ndërhyrjen e KQZ për zgjidhjen e kësaj situate, ai tha se PD po përgatit 60 kallëzime penale për 60 kryetarët e bashkive që nuk e kanë ushtruar këtë detyrim ligjor për ti çuar para përgjegjësisë penale.
Kaso: Kemi të bëjmë me raste flagrante dhe të përsëritura nga kryetarët e bashkive të cilët kanë për detyrim të përcaktojnë 35 ditë përpara ditës së zgjedhjeve vendodhjet për të gjitha subjekteve për materialet propagandistike për mënyrën e shpërndarjes dhe raportimit të tyre në çdo bashki që ata administrojnë.
Jemi 25 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe kryetarët e bashkive jo vetëm se kanë ushtruar këtë detyrim ligjor por nga ana jonë u është drejtuar me shkresë zyryare të gjithë bashkive për të përcaktuar vendodhjen e vendeve ku subjektet politike do të bëjnë fushatë zgjedhore në bazë të parashikimit të ligjit dhe udhëzimit numër 6 të KQZ.
Jo vetëm nuk kanë reaguar por jemi para një situate inercie ku nuk dënjojnë tu kthejnë përgjigje shkresave që i drejton subjekti më i madh i opozitës dhe jo më të caktojnë vendet për të bërë fushatë në të njëjtën mënyrë me PS. 60 bashkitë që adminstrohen nga të emëruar politik të PS kanë përcaktuar vendet vetëm për PS, në shkelje flagrante të ligjit.
Duhet ta bëjnë në një kohë sa më të shpejtë.Kërkoj nga KQZ të merren masa urgjente për zgjidhjen e kësaj situate. Ne si subjekt zgjedhor jemi duke përgatitur 60 kallëzime penale për 60 kryetarët e bashkive që nuk e kanë ushtruar këtë detyrim ligjor për ti çuar që ditën e nesërme të gjithë para përgjegjësisë penale.
Ora 12:30 Mbi 1 orë mbledhje në KQZ, partitë ende s'bien dakord për fletën e votimit Celibashi propozon atë me emra
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga 25 prilli ende mbetet pezull fleta e votimit. KQZ është mbledhur sot për të vendosur si do të jetë formati I fletës së votimit.
Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi vlerëson si variant më të përshtatshëm atë të fletës së votimit që do të përmbajë emrat e kandidatëve.
Celibashi: Modeli i përzgjedhur për fletën e votimin është i ngjashëm më të Kroacisë. Gjithashtu kemi marrë në konsideratë edhe sondazhin e KQZ në rrjetet sociale, të cilët kanë votuar për fletën e votimit me emra.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Salianji kërkon që të shqyrtohen tre modelet e votimi që janë paraqitur nga administrata. PS kërkon një fletë sa më të thjeshtë.
PD kërkon listën me emra. “Njerëzit identifikohen me emra jo me numra. Po kërkojnë të fshihen kandidatët pas numrave” u shpreh Ivi Kaso.
Dje u deklarua mos kompetenca
Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen që u zhvillua ditën e djeshme, ka propozuar, fletën e votimit në të cilën partitë do të jenë me logo dhe kandidatët me emra.
Por pas propozimit të Celibashit, Komisioneri Rregullator, votoi me 5 vota se nuk është kompetent për të miratuar fletën e votimit.
"Në datën 31.3. 2021, Komisioneri vuri në lëvizje Komisionin Rregullator duke i propozuar shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”. Komisioni Rregullator në mbledhjen e tij të datës 31.3.2021, vendosi mungesën e kompetencës për shqyrtimin e këtij projektvendim" thuhet në njoftim e ditës së djeshme.
Në përfundim të afatit për regjistrimin e listave shumemërore në KQZ, janë regjistruar gjithsej dy koalicione zgjedhore, PD-AN dhe koalicioni ABEOK, 10 parti politike, dhe 5 kandidatë të propozuar nga zgjedhësit.
Shiko të plotë modelin e fletës së votimit.
DJDZ_210331_PV_Për mCelibashi propozon fletën e votimit me emrat e kandidatëve, Komisioni Rregullator shp... by Ora News Lajme on Scribd