Zona e Astirit pa shkolla, banorët: Nuk po duken as për fushatë

Në zonën e Astirit banojnë mbi 25 mije banorë. Nuk kanë zyra që ofrojnë  shërbime si në lagjet e tjera të Tiranës, dhe të gjithë dynden në qendër. Shqetësues është fakti se aty nuk ka asnjë shkollë për fëmijët, ndërsa zona vijon të zgjerohet me pallate e blloqe banimi.

Gjatë viteve të fundit kemi parë inaugurimin e shumë shkollave në Tiranë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, por në një prej zonave më të mëdha të kryeqytetit, në Astir, mungon një e tillë.

Kjo përbën shqetësim për banorët, të cilët detyrohen t’i dërgojnë fëmijët në shkolla larg kësaj zone.

"Nuk ka as shkolla, as kopshte dhe çerdhe shtetërore".

"Shkolla, kopshte dhe çerdhe nuk ka.Heqin njerëzit."

"Nuk ka asnjë shkollë këtu."

Duket sikur përparësi u është dhënë ndërtimit të rrugëve dhe jo institucioneve më të rëndësishme për qytetarët e zonës apo zyrave të shërbimit për ta.

"Këtë radhë nuk kanë ardhur as për fushatë."

Në këtë zonë jetojnë mbi 8 mijë familje, të cilët e ndjejnë mungesën e shkollave 9-vjeçare apo edhe kopshteve.