Ju flet Moska- SPAK të hetojë skemën e vjedhjes Qeveri-Bankë Qëndrore te ish-hotel "Dajti
Abuzimet me ish-hotel Dajtin ishin në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Ish-hotel Dajti i blerë nga Banka e Shqipërisë është një skemë vjedhje që vazhdon dhe sot, vjedh para të buxhetit të shtetit. Me këtë duhet të merret SPAK. Kjo ka nisur me qeverinë e Sali Berishës në 2010. I duheshin ca para qeverisë së tij për të bërë ca tendera, tua jepte oligarkëve dhe mori vendimin e çuditshëm t'ja shiste Bankës së Shqipërisë ish-hotel Dajtin se i duhej për zyra. Qeveria i shet një institucion shtetëror një institucioni shtetëror. Drejtori Juridik i BSH-së që miratoi blerjen ishte Toni Gogu që më pas u bë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës me Erion Veliaj, më pas zëvendësministër i Edi Ramës dhe tani kandidat për deputet i PS. Në 2011 u mor vendimi të bëhej rikonstruksioni dhe u caktuan 18 milion euro. Në 2015 u mor një vendim që afati për rikonstruksionin të shtyhej me 3 vjet, në 2018.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.