Budina: Kërkojmë nga SPAK sekuestrimin e truallit të Teatrit, deri tani nuk ka vepruar

I ftuar në RTV Ora, regjizori Edmond Budina u shpreh se Aleanca për Teatrin ishte sërish sot në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Budina tha se Aleanca ka bërë 10 kallëzime në SPAK dhe kërkon nga ky institucion që së paku të sekuestrojë truallin e Teatrit.

Budina: Sot ne ishin në Gjykatën Kushtetuese ku parashtruam gjithë argumentet tonë dhe shpresojmë që gjykata të marrë vendimin e drejtë dhe të pengojë ligjin special për Teatrin për transferimit të truallit nga Qeveria te Bashkia. Sigurisht që ne do t'i bashkohemi krahut të presidentit në lidhje me Teatrit. Ne kemi bërë 10 kallëzime në SPAK lidhur me aferat korruptive se si është shkelur ligji. Ne jemi thirrur si dëshmitarë në SPAK dhe kemi dhënë dëshmitë tonë. Presim që të thërriten edhe ata që e shembën teatrit. Ne presim që Teatri të rindërtohet aty ku ishte dhe si ishte, si dhe të mbahet një përgjegjësi për shembjen e tij.

Aty është kryer një krim dhe duhet të paguajnë ata q ë e shembën dhe tentuan që ta bënin edhe me njerëzit brenda. Duhet të ndalë kjo mendësi pandëshkueshmëria në vend. Ne kemi bërë edhe kallëzim për sekuestron e truallit të Teatrit, por deri më tani nuk kemi pasur një përgjigje. Ne sot shkuan në Gjykatën Kushtetuese dhe dorëzuam dosjen. Më pas u mblodhëm për të dhënë një deklaratë, por e çuditshme ishte se si aty u mblodhën forcat Shqiponja dhe policia dhe, civilë që ishin të shqetësuar sikur po përmbysnim shtetin. Një grup qytetarësh që nuk ka qëllime diversione dhe forca të policie bëjnë presion. Kjo është një parathënie i asaj që mund të ndodhë. Për mua ky është jnë rrezik i ardhshëm edhe për votimet.

Budina shtoi se madje në deklaratën pas dorëzimit të dosjes në Gjykatën Kushtetuese, u mblodhën forcat Shqiponja dhe policia duke bërë presion ndaj Aleancës.

Budina: Ne sheshin e Teatrit e kthyen në një shesh protesta ku treguam se mund të protestohej me art. Më ndërhyrjen barbare të shteti me polici dhe me shembjen e Teatrit, ne e kemi zhvendosur luftën tonë me drejtësinë. Ne denoncimet tona i kemi filluar qysh në vitin 2019 dhe presim që të bëhet drejtësi për gjithë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, sepse ringritja e Teatrit Kombëtar ka të bëjë me ringritjen e demokracisë në vend. Nga SPAK nuk kemi parë veprime konkrete që të sekuestrohet trualli, sepse aty fshihen shumë gjëra, por jemi besimplotë dhe nuk do të tërhiqemi.