Maskat grabisin nën kërcënimin e armëve argjendarinë në qendër të Gjirokastrës
Maskat grabisin një argjendari në qendër të Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, 31 mars.
Argjedaria në pronësi të vëllezërve Late gjendet në qendër të lagjes "18 shtatori".
Ora News mëson se kanë qenë dy persona me maska dhe me pistoleta të cilet kanë hyrë vrullshëm në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur sasi të konsiderueshme vlerash materiale.
"Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen "18 Shtatori", në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve." - njofton polcia.
Menjëherë ata janë larguar me një automjet në largësi prej 3 metrash nga argjendaria.