Këlliçi: Zhavorri elektoral në Tiranë nuk e mbulon dot parazitizmin 8-vjeçar
Belind Këlliçi, Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe kandidati për deputet i kësaj partie ka denoncuar atë që ai e quan si “zhavorr elektoral” në rrugët e kryeqytetit.
Sipas Këlliçit se banorët në rrugën “Thoma Koxhaj” kanë ndaluar punimet sepse nuk hidhet zhavorr pa bërë fillimisht kanalizimet e ujërave të zeza.
Këlliçi: Zhavorr elektoral në rrugën "Thoma Koxhaj", pranë pallateve Bruçi në Kashar. Banorët kanë ndaluar punimet farsë sepse nuk hidhet zhavorr pa bërë fillimisht kanalizimet e ujërave të zeza. Grupi i Ballukut është parë aty duke ndjekur nga afër situatën. Automjeti i një prej drejtorëve të OSHEE-së ishte gjithashtu stacionuar aty. Ata që mashtruan këto 8 vjet nuk e kanë për gjë të vazhdojnë edhe për 25 ditë. Zhavorri elektoral nuk e mbulon dot parazitizmin e tyre 8-vjeçar. Përballjes me qytetarët më 25 prill nuk do i shpëtojnë dot!



