Sherr për një biçikletë, plagosen dy adoleshentë në Kinostudio

Dy adoleshentë janë plagosur ditën e sotme në zonën e Kinostudios, në kryeqytet.

Mësohet se sherri ka nisur për një biçikletë.

Të plagosurit janë dy 13-vjeçarë të cilët janë dërguar në spital, ndërsa një tjetër adoleshent dyshohet si autori.

"Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore." - njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.