E njofton Rama, Shqipëria siguron edhe 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2021, 17:09
Shqipëria siguron edhe 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama në një postim në rrjete sociale.
Ai thotë se sigurimi i këtyre dozave është jashtë marrëveshjeve të deritanishme.
Ndërkohë në vend ka nisur vaksinimi masiv për të moshuarit +70 vjeç.