Votoni partinë! Kandidatët dëgjojnë Ramën nxjerrin në fb nr 12, Gjylameti përplaset me Çomon në Pogradec

Një ditë pas urdhrit që Rama dha mbrëmë në mbledhjen online me 152 kandidatët për të kërkuar maskimalizimin e votës për partinë nga deputetët është vënë re një reflektim.

Deputetët e Partisë Socialiste në rrjetet sociale të cilët kanë vendosur në coverat e Facebook numrin 12. Pasi pas urdhrit të mbrëmshëm disa prej kandidatëve i janë bindur urdhërit të kreut të opozitës.

Ndërkohë RTV Ora zbardh dhe debate që ka shkaktuar vota preferenenciale.

Në zonën elektorale të Pogradecit ka ndodhur një përplasje mes deputetes Blerina Gjylameti për Partinë Socialiste dhe numrit 8 Bledi Çomo i cili është edhe kryetar i degës së Partisë  Socialiste në Pogradec.

Ata kanë pasur përplasje për votën, për këtë arsye Kryeministri Rama ka kërkuar që nuk duhet të fusin miq apo të përdorin njerëzit për të kërkuar votë brenda strukturave të parties Socialiste, por votën duhet ta kërkonin përtej tek demokratët.

Kjo çështje nuk është problematike vetëm në partinë Socialiste por edhe në partinë Demokratike ka patur pak ditë më parë një mbledhje të z.Basha me kandidatët për deputetë.



Raportimi nga gazetarja e RTV Ora Fjorela Beleshi.