Gjinishi: Pranvera e ndryshimit nis nga Elbasani! Pas 25 prillit s'do të jetë më qarku varfërisë dhe i kronikës së zezë
Kandidati i LSI-së në Elbasan, Ermir Gjinishi shkruan në Facebook se pranvera e ndryshimit do të nisë nga ky qark.
Sipas tij, Elbasani nuk do të jetë më qarku i dytë më i varfër në vend dhe i kronikës së zezë.
Ai shton se Elbasani është vend i bekuar, me resurse natyrore të jashtëzakonshme dhe potenciale intelektuale të mjaftueshme për zhvillim.
Gjinishi: Pranvera e ndryshimit nis nga Elbasani! Pas 25 Prillit Elbasani s'do jetë më qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Nuk do të jetë më qarku me papunësinë dhe emigracionin më të madh në vend. Nuk do të jetë më qyteti i kronikës së zezë. Elbasani ynë është djepi i arsimit, kulturës dhe qytetarisë. Elbasani është zemra e korridorit të 8-të. Është vend i bekuar, me resurse natyrore të jashtëzakonshme dhe potenciale intelektuale të mjaftueshme për zhvillim. Së bashku, për Elbasanin, për rininë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për amanetin e të parëve, lulishten e trëndafilave dhe vendin ku këndojnë bylbylat.