Basha i përshëndet, të rinjtë e LSI në Korçë e duartrokasin nga ballkoni i selisë

Misioni për të larguar kryeministrin Rama nga karrigia e kryeministrit i bëri bashkë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në këtë betejë elektorale, pas një opozitarizmi të gjatë së bashku.

Fryma e bashkëpunimit si një ekip duke se ka zbritur edhe në nivelin e mbështësve dhe militantëve.

Kjo u pa në takimin e kreut të PD-së Basha sot në Korçë.

Teksa parakalonte në qytet i shoqëruar nga mbështësit e tij demokratë, Basha përshëndeti një grup të rinjsh të LSI që kishin dalë në ballkonin e selisë së tyre.

Si përgjigje mori duartrokitje dhe atë që është bërë refren i opozitës në këtë fushatë zgjedhore "Rama ik".