54 familje padisin në SPAK Veliajn, tre ekspertiza për tërmetin kundërshtojnë njëra-tjetrën
54 familje në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë kanë kallëzuar penalisht kryebashkiakun Erion Veliaj. Shkak është bërë vendimi për shembjen e pallateve të tyre. Familjarët tregojnë se dy ekspertiza i kanë vlerësuar objektet të dëmtuar lehtë, por papritur Bashkia u kërkon të lënë banesat.
Një muaj pas tërmetit, në 6 dhjetor 2019, ky bllok pallatesh u vlerësua DS3, që do të thotë me dëmtime të riparueshme.
Me të njëjtin konkluzion u firmos edhe dokumenti në datën 21 po të atij muaji.
Lexo edhe- Bashkia ndryshoi shkallën e dëmtimit nga DS3 në DS5
Çuditërisht në datën 1 mars 2020, Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin për shembjen, duke u deklaruar se një tjetër ekspertizë, sipas banorëve, e ka cilësuar objektin të DS5, pra që duhet shembur.
"Para një muaji, Këshilli bashkiak ka bërë një mbledhje dhe e ka nxjerrë DS5, kërkon ta prishë. Pallati është në gjendje të mirë, shtëpia ime nuk është dëmtuar".
Përplasja e dokumenteve ka ngritur dyshime te banorët, të cilët kërkojnë ekspertizë private.
"Të vijnë inxhinierë privatë, te shteti nuk kemi besë asnjë nga banorët".
Për këtë problem ato kanë kallëzuar penalisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
"Në gjykatë, në prokurori dhe në bashkinë e madhe për ndjekje penale zotin Veliaj".
Thonë se e gjitha kjo po bëhet për interesa të tjerëve në dëm të tyre.
"Flitet që mund të bëhet ndonjë bllok vilash."
Thonë se nuk do të largohen nga shtëpitë.
"Kam punuar 43 vjet për këtë shtëpi, pse ta marrë Veliaj këtu."
"Ne jetojmë në këtë pallat, nuk pranojmë të dalim të gjallë".
Banorët shprehen se nga bashkia Tiranë nuk ka shkuar askush që të kontaktojë me ta për ti informuar mbi vendimin e Bashkisë Tiranë që i rrezikon ti lërë pa shtëpi.
Lexo edhe-Banorët kundërshtojnë shembjen e pallatit nga bashkia Tiranë: Vetëm të vdekur mund të na nxjerrin