Pa të ardhura bëhet 'doktor' nga halli, djali i bën gjilpëra nënës së tij në pamundësi për të blerë ilaçe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2021, 20:44
Kjo është shtëpia në të cilën jeton familja 6 anëtarëshe Yzi në Berat.
Kryefamiljari Pajtimi vuan nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa nuk merr as ndihmë sociale dhe as KEMP.
Edhe pse me emrin Lumturi, e zonja e shtëpisë nuk mban dot lotët teksa mundohet të flasë për problemet e familjes.
Për të siguruar sado pak të ardhura fëmijët mbledhin kanaçe rrugëve, dhe në koshat e mbeturinave.
Djali i madh, për të qetësuar dhimbjet e së ëmës detyrohet t’i japë gjilpëra qetësuese jashtë çdo standardi profesional dhe mjekësor.
"Jetojmë në këtë gjendje që e shikoni, nga shteti nuk kemi asnjë ndihmë. Asnjë nuk punon."
Prej të paktën 5 vitesh familja Yzi jeton në errësirë pasi nuk kanë pasur mundësi që të paguajnë energjinë elektrike.