"Mallkimi" i të moshuarës në Mirditë pas vaksinimit: Kush thotë se nuk ke punuar ju thaftë goja!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2021, 16:03
Ndalesa e sotme e kryeministrit Rama ishte në Mirditë.
Ai inspektoi në Rrëshen vaksinimin e të moshuarve +85 dhe +80 vjeç.
Mirënjohës për vaksinimin, të moshuarit gjatë bashkëbisedimit me Ramën nuk kursyen urimet ndaj tij për zgjedhjet por edhe mallkimet për kundërshtarët që flasin keq për të.
Rama: E bëre?
E moshuara: Faleminderit shumë. Ai që thotë se nuk ke punuar ti ju thaftë goja.
E moshuara tjetër: Jemi shumë të kënaqur. Rrofsh sa malet!
Rama: Ju kemi fut ushtarë në trup që të vrasin armikun.
I moshuari: Fitore dhe tre mandate të tjera Kryeministër, jo më pak se tre mandate, fitoren më të madhe.