Qeveria "shantazh" Policisë, Meta kthen për rishqyrtim ligjin për vettingun në polici
Ndryshimin e ligjit të vetingut në polici pak ditë para zgjedhjeve nga qeveria shqiptarë është parë si lëvizje politike nga ana e Kreut të Shtetit.
Për këtë arsye Presidneti Ilir Meta riktheu sot për rishqyrtim në Kuvend këto ndryshime në ligj me argumentin, se ky proces vettingu po lihet i hapur për të vënë në presion uniformat blu në prag të zgjedhjeve.
"Kjo gjendje me afat të papërcaktuar ndikon drejtpërdrejt në rezultatet dhe punën e forcave policore, të cilat do të vihen nën një situatë edhe më të shtuar pasigurie dhe tensioni. Kjo pasiguri e personelit policor ka gjithë premisat që të keqpërdoret së tepërmi në situata të veçanta, sidomos përgjatë procesit zgjedhor."
Lexo dhe: "Zgjedhjet “largojnë” Bledi Çuçin, kompetencat e tij ia kalon zëvendësit"
Presidenti hedh dyshime mbi veprimet e mazhorancës për ndryshimet e shpeshta të ligjeve me rëndësi, siç është edhe vettingu në polici.
"Ndryshime kaq të shpeshta tregojnë ose për gabime në procesin legjislativ në momentin fillestar të miratimit të ligjit bazë, dhe që tashmë duhet të ishte pranuar nga nismëtarët e të ishin nxjerrë përgjegjësitë për dështimin e kësaj nisme, ose për një qëllim politik për ta mbajtur procesin e vetting-ut në polici të hapur për një kohë të gjatë, me qëllim pasjen e një mekanizmi presioni, intimidimi dhe shantazhi përkundrejt trupës policore."
Në argumentat e Kreut të Shtetit vihet re edhe një ritikë për Parlamentin, pasi sipas Ilir Metës Këshilli i Ministrave dhe Legjislativi është kthyer në një trup të vetën, duke humbur edhe rolin e mbikqyrësit ndaj ekzekutivit.