“Do na çoni në gropë, jo Europë!” Banorët e Dibrës të zemëruar: Shteti ka “vdek” nga korrupsioni
“Ka vdek shteti ka maru. Duhet me marr magjar (gomar) me dalë në rrugë” thotë një banor i Peshkopisë.
Zemërimi i tij lidhet me gjendjen së aksit Shupenzë-Peshkopi, pjesë e rrugës nacionale Dibër-Tiranë.
“Do na çoni në gropë jo Europë”
Zhavorri për mbushjen e gropave, kryesisht në prag të votimeve thonë se ka qenë përgjigja e vetme përballë kërkesave të vazhdueshme për ndërhyrje
Ndaj kanë mbetur të zhgënjyer.
“Vijnë e mbushin vetën me dhe. Është katastrofë, ndërsa vijnë për të marrë vota 100 mijë parti”
Shoferët duhet të bëjnë zig zage që mjetet të mos përfundojnë në pellgjet me ujë, duke rrezikuar kështu aksidente.
“Paguajmë taksa e të gjitha por asgjë”
Ky aks mund të mbetet i aneksuar pas përfundimit të rrugës së arbrit, por gjithsesi në të do të vazhdojnë të kalojnë mijëra banorë Shupenzës.