Ekspertët vendas dhe të huaj kundërshtojnë projektin e by-passit në Gjirokastër
Projekti i ByPasit të Gjirokastrës kundërshtohet nga ekspertë, vendas e te huaj.
Investimi i cili sipas ekspertëve rrezikon pjesën historike, duhet të rishikohet dhe të jetë i detajuar.
Arkitekti Reshat Gega, tregon rrezikun e dëmtimit të vlerave historike.
"Nga pikëpamja teknike ka mbase nevojë për të bërë një lloj rishikimi, në mënyrën se si do mbështetet traseja e rrugës mbi shpatet që kufizojnë përroin në atë krah. Unë nuk e kam parë në detaje projektin, por kam përshtypjen që do të kishte nevojë për t'u prokuruar ose për të bërë kujdes maksimal në ato që janë vlera në pjesën e infrastrukturës së vjetër së periudhës mesjetare siç janë urat, siç janë gjurmë kalldrëmi që janë në atë krah," tha Gega.

Lexo edhe: Gjirokastra rrezikon “UNESCO-n”, ekspertët: Të ndalet projekti i by-passit
Disa dite me pare një grup prej 22 ekspertësh nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Italia dhe Suedia i kërkuan kryeministrit Edi Rama, ndaljen e projektit.
Ata ngritën edhe alarmin se Gjirokastra rrezikon UNESCO-n. Me datën 6 Shkurt të këtij viti, kreu i qeverisë në një vizitë në Gjirokastër lajmëroi nisjen e punimeve atje, duke quajtur një investim te shumëpritur.