Aguero i lirë, e pret Ronaldo te Juve dhe Messi te Barça

Zyrtarizimi i largimit në fund të sezonit nga Man City ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në futbollin europian. Veç rëndësisë së lojtarit që tashmë konsiderohet një legjendë në “Etihad”, fakti që ai është i lirë për të firmosur në verë me çdo skuadër ka tronditur tregun e merkatos duke vënë menjëherë në levizje klubet më të mëdha. Për një bomber që ka shënuar 257 gola në 384 ndeshje, nuk mund të mungojnë Barcelona, PSG dhe Juventus në garën e ethshme për shërbimet e tij.

Le t'i marrim me radhë..

Gjatë gjithë këtij sezoni është përfolur për një kalim të argjentinasit te Barcelona, ku e pret me krahë hapur Lionel Messi. Dyshja argjentinase dëshiron të bashkohen në Barcelonë dhe këta të fundit jane favoritë për të firmosur me 32-vjecarin pasi për Laportan do të ishte një armë për të bindur Messin që të rinovonte përjetë me klubin spanjoll.

Juventusi në anën tjetër dëshiron lojtarë me peshë për të mbajtur Ronaldon, një kërkesë e portugezit që dëshiron ekip kompetitiv për të fituar trofe. Në aspektin financiar nuk do të kishte problem për bardhezinjtë që t’i garantonin pagën që kërkon Aguero por duhet bindur lojtari me projekt fitues sepse nuk do të jetë e lehtë të fitohet beteja me Messin.

Gjithashtu është Paris Saint Germain, ku këta mund ta mbulonin me “ar” bomberin argjentinas, një armë më vete pasi Barça e Juve janë të kufizuar në këtë aspekt dhe për Leonardon do të ishte blerja perfekte duke ia bashkangjitur Neymar dhe Mbappe në sulm.

Man. City në fund ka mbetur pa bomberin legjendar, pas 10 vitesh në skuadër dhe tani do të hapë thesin që të marrë një zëvendësues në lartësinë e tij, Haaland ose Harry Kane