Rekordi botëror, 120 metra nën akull me një frymë të vetme

Francezi më i suksesshëm në historinë e zhytjes dinamike në ujë tani bëhet një rekordmen botëror. Arthur Guerin-Boeri ndërmorri një nga zhytjet më të rrezikshme dhe me synimin për të thyer çdo rekord dhe arriti t’ia dalë fatmirësisht.

Në ujërat e ftohta të Liqenit Sonnanen në veri të Helsinkit, 31-vjeçari arriti të zhytej dhe të notonte 120 metra nën ujë poshtë akullit për 120 metra dhe me një frymë të vetme. Notari francez bëhet kështu i vetmi sportist në botë që arrin të notojë nën një sipërfaqe akulli për 120 metra duke mbajtur frymën, një nismë për të cilën ishte përgatitur jo pak por disa muaj. Pamjet që vijnë nga zhytja e tij në Liqenin Sonnanen janë fantastike dhe njëkohësisht edhe të frikshme dhe fatmirësisht për Boeri, qëllimi u arrit duke shkruar emrin në historinë e zhytjeve dinamike.

Kujtojmë që zhytësi francez, që nga viti 2010 kur nisi dhe aventurën e tij nën ujë, ka thyer 4 rekorde botërore dhe ka regjistruar emrin 5 herë si kampion bote ndërkohë që në Francë është fituesi më I madh I titujve në historinë e këtij sporti.