“Emri im është historia”. Logo e re për Interin
Interi ka lançuar zyrtarisht logon e re. Klubi zikaltër që aktualisht po kalon në ujëra të turbullta për shkak të situatës financiare jo të mirë të Suning, zbuloi online logon e re qe dominohet nga gjyrat blu dhe të zezë ndërsa vlerëson gërmat I dhe M, Internazionale di Milano dhe emërtimin Emri im është historia.
Sfondi i logos behet plotesisht i bardhë dhe ngjyra e zezë e rrethon plotesisht atë pa ndërprerje ndryshe nga ajo e vjetra. Ky ndryshim vjen për të rritur emrin e Interit në tregun global dhe jo vetëm në Europë teksa logoja ose simboli ruan dfe forcon lidhjen e tifozëve me klubin zikaltër.
Logoja e re do te shfaqet ne fanella sezonin e ardhshëm por në disa produkte të klubit online ajo do të jetë që në ditët e ardhshme ndërkohe që për Interin nuk është hera e parë që ndryshohet logoja sepse ndër vite presidentë të ndryshëm kanë sjellë ndryshime por gjithmone pa humbur vlerat dhe identitetin zikaltër.
Si ka ndryshuar ne vite logoja e Interit..

Në përgjithësi tifozët e klubit në Itali dhe jashtë saj e kanë pritur pozitivisht këtë nismë nga Suning që gjithsesi ka një provë të madhe deri në verë ku duhet të saktësojë çështjen e shitjes së klubit apo të rifinancimit të nevojshëm për frymëmarrjen dhe vijueshmërinë normale të skuadrës.