Vdekja e Finos/ Basha anulon takimin elektoral në Fier, PD ul flamurin në gjysmë shtizë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2021, 16:48
Pasi anullimit të takimit elektoral të Lulzim Bashës në Fier, Partia Demokratike, në shenjë homazhi për vdekjen e ish kryeministrit Bashkim Fino, ka ulur flamurin kombëtar në gjysmë shtizë.

Qeveria e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare në nder të politikanit të njohur, i cili mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm pas një beteje disa ditore me Covid-19.
Në gjysmë shtizë është ulur flamuri edhe në të gjitha institucionet shtetërore por edhe në selinë e PS, të cilën Bashkim Fino e ka përfaqësuar në parlament që prej vitit 1997.
Lexo edhe: Lamtumirë Bashkim Fino! Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministri