Rama viziton familjen e Arjan Salës, shpallet Dëshmor i Atdheut
Ky është momenti kur Arjan Sala futet brenda magazinës për të shpëtuar kolegët e tij, sapo flakët kishin nisur të përhapeshin
Pasi i nxori të gjithë, 32 vjeçari nuk mundi të dalë vetë.
Babai dhe familjarët e tjerë prisnin para magazinës për një lajm por trupi i tij u zbulua dhe u nxor mëngjesin e së shtunës, 27 orë pasi kishte ndodhur ngjarja.
Po atë ditë ai u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa këtë të hënë familja Sala priti për ngushëllime, Kryeministrin Rama, i cili i dorëzoi edhe certefikatën Dëshmor i Atdheut.
Pas marrjes së titulli Naim Sala xhaxhai i Arjanit u shpreh kjo mirënjohje ia lehtëson sadopak dhimbjen familjes.
"U dorëzua certefikata Dëshmor i Atdheut dhe mendoj se ishte më e mira e mundshme që të na lehtësojë pak dhimbjen. Mendoj se sa të qanin shumë nëna, po qan vetëm një nënë sot, sa të qanin shumë baballarë sot, po qan vetëm një baba," tha ai.
Me zërin e dridhur dhe lot në sy, Edmondi vëllai i 32 vjeçarit ndan me ne ndjesinë e aktit humanist te Arjanit.
"Jam shumë krenar për këtë që e mora, por dhimba është shumë e madhe por këtë titull nuk do ta heq asnjëherë nga zemra, do ta mbaj këtu te krahu i zemrës. Ju falenderoj të gjithëve edhe për mbështetjen që ka keni dhënë, të gjithë pa përjashtim. Nuk kam fjalë t'ju them vetëm falenderime," tha vëllai i Arjanit.
Me statusin e dhënë nga strukturat shtetërore, familja ka rene dakord qe trupi i Arjan Salës të prehet në varrezat e dëshmoreve .
Ajo qe beri Arjan Sala do të mbahet mend gjatë nga qytetarët e këtij vendi, pasi ai si rojë sigurie, shpëtoi me 24 mars kolegët dhe punonjësit e magazinës ndërsa flakët i morën jetën atij.
Për familjen e Fadil Salës dera për ngushëllim është e hapur, pasi vetëm në këtë mënyrë heroi i tyre Arjani do të prehet i qetë.