Qeveria shpall 29 Marsin ditë zie kombëtare në nderim të Bashkim Finos, PS ul flamurin në gjysmështizë

Kryeministri Edi Rama shpall ditë zie kombëtare 29 Marsin, në nderim të të ndjerit Bashkim Fino, deputet socialist dhe kryeministër i qeverisë së pajtimit kombëtar.

Në selinë e PS-së flamuri kombëtar dhe ai i PS-së është ulur gjysmështizë.
Në bazë të këtij vendimi të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamurin kombëtar në gjysmështizë.

Ceremonia e varrimit dhe e ceremonialit do të përballohen nga institucioni organizator i ceremonilit.

Humb jetën nga Covid deputeti i Partisë Socialiste