Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë
Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.
Me anë të një postimi në facebook, Meta shkruan se humbja e Finos i ka tronditur të gjithë këtë mëngjes.
Kreu i shtetit shprehet se Fino ishte një politikan i moderuar e kryeministër i Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor.
"Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!"
Bzashkim Fino u nda nga jeta ditën e sotme pasi nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19.