"I mashtroi e i varfëroi", Kryemadhi: Qytetarët e Elbasanit i mbajnë mend mirë premtimet e gënjeshtërta

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook-un e saj një video ku shfaqen qytetarë të Elbasanit, të cilët akuzojnë qeverinë për mosmbajtje të premtimeve.

Sipas saj, gjatë 8 viteve qeverisje Rilindja i ka prerë në besë qytetarët duke i mashtruar dhe varfëruar.

Monika Kryemadhi: Qytetarët në Elbasan i mbajnë mend mirë premtimet e gënjeshtërta vetëm për vota të Rilindjes, e cila i ka prerë në besë duke i mashtruar, duke i varfëruar dhe i ka lënë të vetëm.

Më 25 prill qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë do t'i ndëshkojnë me votë.

Bashkë sjellim ndryshimin dhe një qeverisje që punon për të gjithë shqiptarët.