Humb jetën 43 vjeçari në Fier, dyshohet se ka vrarë veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2021, 08:28
Shtetasi Ilirjan Binjaku, 43 vjeç banues në Fier dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, njofton policia.
Sipas njoftimit të policisë, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në lagjen "15 Tetori", Fier.
Burime për Ora News bëjnë me dije se 43 vjeçari ishte babai i dy fëmijëve dhe ngjarja ka ndodhur në prani të gruas.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.