Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Kontributi i tij në politikë do vlerësohet gjithmonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2021, 10:37
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e veta për familjen Fino.
Ai shprehet se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë.
"I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!
Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit."
Deputeti socialist humbi jetën nga covod-19 ditën e sotme.