Vrasja babë e bir në Elbasan, RENEA arreston Ardian Çapjan dhe shpall në kërkim Florenc Çapjan
Ardian Çapja, 53 vjec, u arrestua nga Forcat RENEA ndërsa Florenc Çapja u shpall në kërkim të dyshuar për vrasjen në vitin 2012 të Nezir e Gentian Beqirit.
Ata dyshohet se janë organizatorë dhe financues të krimit, pasi Gentian Beqiri në atë kohë 35 vjec akuzohej për ekzekutimin e biznesmenit Sokol Çapja, Vëllai i Ardian Capjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.
Nëntë vite pas krimit, prokuroria e Elbasanit ka ngritur ndaj Ardian e Florenc Çapjes akuzën e "vrasjes me paramendim në bashkëpunim" dhe ka nxjerrë urdhër ndalimi për dy personat e konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
RENEA zbarkon ne kompleksin e Çapajve
Forcat Speciale zbarkuan në orët e mëngjesit, 29 mars 2021, në kompleksin e banesave ku jetojnë anëtarët e fisit Çapja në Periferi të Elbasanit për të finalizuar operacionin e koduar “Krasta 2021”.
Arrestohet dhe roja
Aty është vënë pranga edhe 53-vjeçari Ardian Çapja të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, ndërsa gjatë aksionit nuk pati rezistencë. Mes personave të arrestuar është dhe një person, që shërbente si roje pranë familje Çapja, të cilit në momentin e ndalimit ju sekuestrua një sasi hashashi.
Burime të policisë thanë se gjatë operacionit "Krasta" 2021, policia ka arrestuar në hyrje të banesës se Ardjan Çapjas edhe shtetasin Ardi Çekani, i cili po konsumonte hashash.
Nezir e Gentian Beqiri u vranë brenda në banesën e tyre ku ishin nën mbrojtjen e dy efektivëve të policisë
I penduari
Me hërët për këtë vrasje janë arrestuar Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi, ky i fundit i penduar i drejtësisë, dëshmia e të cilit besohet se ka ndihmuar policinë të zbardhë autorët dhe motivet për vrasjen e babë e bir.
Florenc Çapja, tashmë i shpallur në kërkim, është i dyshuar gjithashtu për tentativën e vrasjes së Fadil Memes, një krim i ndodhur në vitin 2006.
Aktualisht policia thotë se vijojnë kërkimet për ndalimin e Florenc Çapjas, ndërsa burimet shpjegojnë se ai kishte dalë jashtë territorit Shqiptar, përpara se të kryhej operacioni.
Ai u arrestua në vitin 2019, për ekzekutimin e policit por pas disa muajsh në qeli u la i lirë nga Gjykata për mungesë të provave.
Ardian Çapja
Ardian Çapja, i konsideruar si kreu i fisit të njohur në Elbasan e jo vetëm për është personazh i njohur për drejtësinë.
53 vjecari i shpëtoi një sulmi me snajper vitin e kaluar ku mbeti i plagosur rëndë, ndërsa më herët ka qenë objektiv i të paktën dy atentateve të tjera me armë dhe eksploziv.
Në vitin 2016, tre anëtarë të Fisit Çapja u vranë dhe 8 persona të tjerë mbetën të plagosur pasi u sulmuan me armë zjarri.
Saga e përplasjes mes fiseve në Elbasan, e nisur pas vrasjes së Sokol Çapjes ka sjellë si pasojë disa krime dhe ngjarje të rënda kriminale.

