Humb jetën nga Covid deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, homazhet sot 12 - 16:00 në Pallatin e Kongreseve

Është ndarë nga jeta, në moshën 58 vjeçare politikani i njohur, deputet i Partisë Socialiste Bashkim Fino.

Lajmi u be i ditur mëngjesin e  së hënës, nga zv. kryeministri Erion Braçe, i cili shkroi ngushëllimin në profilin zyrtar në facebok.

Pak minuta më pas kryeministri Edi Rama shpalli ditë zie për Partinë Socialiste dhe njoftoi ndërprerjen e aktiviteteve elektorale, në nderim të tij.

Prej ditësh Fino  ishte infektuar nga covid dhe gjendja erdhi në përkeqësim e për pasojë nuk i mbijetoi virusit.

Nga ora 12:00-16:00,  do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve ndërsa përcjellja bëhet në orën 16:00.

Qeveria shpalli 29 Marsin ditë zie kombëtare dhe PS uli flamurin në gjysmështizë

Bashkim Fino është angazhuar herët  në politikë. Në vitin 1992 ai ishte Kryetar Bashkie në Gjirokastër, bashki të cilën e drejtoi deri në vitin 1996.

Karriera e tij pati një ngritje të menjëhershme pas trazirave te ’97, kur në mars u zgjodh me konsensus mes palëve si Kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Në këtë detyrë të përkohshme qëndroi vetëm katër muaj të atij viti.

Më pas Fino u emërua Zv/kryeministër e  Ministër i Pushtetit Lokal. Shërbeu deri ne 2004 në kabinetin qeveritar të socialisteve. Pas postit të ministrit të pushtetit vendor mori detyrën e Ministrit të punëve publike, më pas u zgjodh Ministër i Rregullimit të Territorit .

Fino ka lindur në Tiranë, më 12 tetor 1962.

Ka kryer studimet ne Fakultetin Ekonomik për Financë, ndërsa pjesë e karriges se tij profesionale kane qenë edhe specializimet për menaxhimin e pushtetit vendor dhe ekonomi.

Së fundmi ishte anëtar i Komisionit parlamentar të ligjeve. Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së deputetit socialist Bashkim Fino. Në një postim në facebook, kreu i qeverisë ka njoftuar se aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste do të ndalen.