Maliqi: Pas gjakut dhe orës, rradha që më 25 Prill të ndërrohet edhe qeveria

I shtati në listën e LSI në Berat, Lefter Maliqi, vijon të jetë aktiv me takimet me qytetarët e qarkut jugor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shprehet se pas gjakut dhe orës, që ndërrohen çdo pranverë, është rradha që më 25 prill të ndërrohet edhe qeveria.

Lefter Maliqi: Pranvera eshte stina e nderrimeve, pas Gjakut dhe Ores, radhen e ka Qeveria te nderrohet me 25 Prill. Iken Rilindja, vjen Qeveria e shqiptareve. Kjo nuk eshte deklarate politike, por konkluzion dhe bindje qe marr nga takimet e panumerta çdo dite.

Zjarri i besimit dhe shpreses do ndizet me 25 Prill dhe do te ngrohe te gjithe Shqiperine.

I bindur ne fitoren e Opozites se Bashkuar qe nis nga Berati me 3 mandatet e LSI-se.